AKTUALE

Lladrovci: Luani i UÇK-së është emblemë e lirisë!

Banner

Me rastin e 29 vjetorit të rënies heroike të Luan Haradinajt, Ramiz Lladrovci ka theksuar se Luani i UÇK-së është emblemë e lirisë.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Me bashkëluftëtarë, familjarë të heronjve e dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, në Qafë Mullar, kemi nderuar kujtimin për Luan Haradinajn, në vendin e rënies para 29 vjetëve.

Njohësi më i mirë i kësaj pjese të atdheut, për furnizime dhe rrugës së çlirimtarëve u printe Luani i UÇK-së.

Vitet e ’60, përgatitën Pranverën e madhe të vitit 1981, e vitet ’80 i kalitën e farkuan luftëtarët çlirimtarë që i dalin zot atdheut.

Përndjekja, vrasja, burgosja e dhuna ndaj qytetarëve nga regjimi serb nuk ndalej. Apartejdi në vitet ’90, ishte përshkrimi i situatës që përcillte shqiptarët, prandaj i ngjeshëm armët dhe filluam rrugën e çlirimit.

Me kërkesë të Adem Jasharit, njësiti është nisur dhe do ta përkrahte atë për fillimin e luftës çlirimtare.

Kishte borë më 5 maj 1997 në Qafë Mullar, kur ramë në pritë. Njësiti kishte dhjetë pjesëtarë, Feha, Xheva, Ilazi, Ramushi, Abedini, Selimi, Ganiu, Rafeti, unë dhe njohësi më i mirë i rrugëve të lirisë, Luani.

Nga ky njësit, pesë janë heronj të kombit, pesë jemi gjallë për të dëshmuar se liria kërkoi përkushtim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohim të pashoq.

Luani i UÇK-së është emblemë e lirisë.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heroit të kombit Luan Haradinaj!

https://www.facebook.com/share/r/18dUJS3WAX/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Lladrovci jep 49 mirënjohje për nxënësit e shkëlqyer në gjuhën shqipe dhe matematikë

Gjyla Halili

Mickoski: LSDM dhe BDI shkojnë në opozitë

Gjyla Halili

Bdi: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të Gjuhëve –Mjaft më!

Gjyla Halili