AKTUALE

Maqedonia kundër agresionit rus, Ministri Lloga: Ëndrra për një Ukrainë moderne jeton



Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në shënimin e dyvjetorit të agresionit rus kundër Ukrainës, ka shfaqur solidaritetin e plotë me viktimën e agresionit rus, duke ftuar të ndalet agresioni të ketë paqe dhe liri për Ukrainën.


“Republika e Maqedonisë së Veriut i ofron mbështetje të plotë Ukrainës në mbrojtje të pavarësisë së saj, e cila përfshin ndihmë politike, por edhe teknike dhe pajisje ushtarake”, ka theksuar ministri Lloga.

Postimi i tij i plotë:

Unitet dhe solidaritet me Ukrainën
Stop për agresionin rus, paqe dhe liri për popullin ukrainas
Lufta për integritet territorial dhe sovranitet vazhdon
24 shkurti 2022 do të mbahet mend gjithmonë si dita kur Rusia nisi pushtimin e saj brutal dhe të paligjshëm të Ukrainës, duke shkelur Kartën e OKB-së.
Është e palejueshme që një shtet të ndryshojë me forcë kufijtë e fqinjit të tij demokratik, të shkatërrojë infrastrukturën e tij dhe të shkaktojë vuajtje të padurueshme për popullatën civile.
Republika e Maqedonisë së Veriut i ofron mbështetje të plotë Ukrainës në mbrojtje të pavarësisë së saj, e cila përfshin ndihmë politike, por edhe teknike dhe pajisje ushtarake.
Ëndrra për një Ukrainë moderne jeton
#KonferencëUkrainaDyVjetHeroizëm

Banner

Related posts

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut ndikojnë në fertilitet: Si të mbroni shëndetin riprodhues

admin

Suat Shaqiri: Sot vazhduam me shpërndarjen e pakove dhuratë për nxënësit e klasës së parë

Gjyla Halili

Mickoski: Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të tregojnë nëse është ndarë ndihmë shtetërore për “E-GO”! Nëse është paguar edhe një cent, duhet të ketë përgjegjësi

Gjyla Halili