AKTUALE

“Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme”, Mickoski tregon se kur do të ketë rikonstruktim të qeverisë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pas festave të fundvivtit planifikon të dalë para Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së me propozim për përbërjen e Komitetit Ekzekutiv, pas çka KE pritet të nënshkruajë zgjedhje të përgjithshme në organet e partisë dhe komitetet komunale, përcjell TV21. Mickoski tha se pas këtij procesi në parti, që pritet të zgjasë rreth 2-3 muaj, do të vijojë rikonstruktimi i qeverisë, ndërsa tha se ende nuk ka menduar nëse në qeveri do të ketë katër zëvendëskryeministra, respektivisht nëse do të ketë reduktim.

“Ja ta rrumbullakojmë këtë proces diku nga, kushtimisht thënë, fundi i marsit, fillimi i muajit prill. Në mënyrë të pashmangshme, kjo imponon që hapi tjetër të jetë rikonstruktimi i qeverisë dhe një pjesë të institucioneve shtetërore, pjesa e dytë e prillit, përfshi me muajin maj. Me këtë do ta kompletonim ekipin udhëheqës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të ndodhin, presim të jenë të rregullta, në pranverë të vitit 2028, por edhe nëse ndodhin të parakohshmet, këtu jemi, jemi të gatshëm të dalim dhe edhe njëherë t’i mposhtim oponentët politikë”, deklaroi Mickoski.

Related posts

Xhaferi – Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe mundësia reale për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 nuk duhet humbur

Gjyla Halili

Bdi: Vmro zgjodhi Vlenin sepse janë të shantazhueshëm përmes dosjeve në prokurorinë e kapur nga pushteti

Gjyla Halili

Pensionistët ankohen për të ardhurat e ulëta mujore: Nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet

Gjyla Halili