AKTUALE

Artistja e njohur Fazile Zabeli (Dilja) kandidate e pavarur për deputete në Kuvendin e Kosovës

Artistja e njohur Fazile Zabeli (Dilja) do të garojë në zgjedhjet e ardhshme si kandidate e pavarur për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numrin 3, duke synuar të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

E njohur për pavarësinë e saj personale dhe profesionale, Dilja ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në art, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe duke mos pranuar varësi nga asnjë strukturë apo individ. Pikërisht kjo filozofi e ka shtyrë atë të marrë vendimin për të hyrë në garën politike si deputete e pavarur.

Sipas saj, shoqëria, familja dhe arti kanë nevojë për njerëz të guximshëm që marrin vendime të drejta dhe veprojnë në të mirën e përgjithshme. Me këtë kandidim, Fazile Zabeli synon të përfaqësojë vlerat qytetare dhe të kontribuojë në forcimin e zërit të pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Mbështetësit dhe bashkëpunëtorët i urojnë suksese Diljes në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe vlerësojnë guximin e saj për t’u angazhuar drejtpërdrejt në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, si kandidate e pavarur për deputete.

Banner

Related posts

Grupe të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në bisedime për qeverinë e ardhshme

Gjyla Halili

Parlamentaret, Grubi shfaqet krah kandidatëve nga zonat zgjedhore 1 dhe 2

Gjyla Halili

Mariçiq: Puna e KSHPK-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian

Gjyla Halili