AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, nisën temperaturat me minus

Mot i ndryshueshëm sot, me vranësira të herëpashershme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë. Shkup–Petrovec me -2 gradë ka qenë vendi më i ftohtë këtë mëngjes. Në Shtip, Strumicë, Krushevë dhe Mavrovë në orën 8:30 janë regjistruar -1 gradë. Zero gradë janë matur në Shkup–Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Veles dhe Demir Kapi, ndërsa 1 gradë në Vinicë dhe Berovë.

Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli, ku janë matur 5 gradë.

Reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Mavrovë dhe Popova Shapka, ku kanë rënë 1 litër për metër katror.

Banner

Related posts

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjyla Halili

Tregjet aziatike bien, ndërsa trazirat globale të tarifave të Trump thellohen

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi dënon ashpër aktin vandal në Kumanovë

Gjyla Halili