AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në përurimin e shtatores së Skënderbeut në Garanë, Kërçovë

Në Ditën e Flamurit Kombëtar, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në fshatin Garanë të Kërçovës. Vendosja e këtij simboli të qëndresës dhe lirisë shqiptare u përjetua me emocione dhe krenari, në një ditë që bashkon shqiptarët kudo që janë.

Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe trashëgimisë historike, duke nënvizuar se Skënderbeu mbetet udhërrëfyes i përjetshëm i unitetit dhe dinjitetit shqiptar.

Gjatë ditës, Ahmeti bëri homazhe edhe pranë monumentit të “Nënës Shqiptare” në Zajaz, si nderim për sakrificën dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave shqiptare në mbrojtjen e familjes dhe kombit përmes shekujve.

“Liria dhe flamuri ynë janë amanet i shtrenjtë i të parëve. Ne kemi detyrimin të punojmë çdo ditë që ky amanet të trashëgohet me nder,” u shpreh Ahmeti, duke uruar gjithë shqiptarët për Festat e Nëntorit.

Ceremonitë u zhvilluan në një atmosferë madhështore, mes pjesëmarrjes së banorëve të zonës, përfaqësuesve lokalë dhe shumë të rinjve që mbajtën lart simbolet kombëtare.

Ja postimi plotë:

Sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu.

Gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj. Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë.

Related posts

Sinishtaj falënderon kongresmenen McClain për letrën dhe përkrahjen e shqiptarëve në Mal të Zi

admin

Dehari: Selektimi i mbeturinave, një hap drejt mjedisit më të pastër në Kërçovë

Gjyla Halili

HATME NË FSHATIN KAMJAN

Gjyla Halili