AKTUALE

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së miratoi datën për Kongresin e V-të

Banner

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi dinamikat që lidhen me proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballet vendi në këtë periudhë. Anëtarët e Këshillit analizuan drejtimet strategjike të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke riafirmuar rolin e BDI-së si faktor stabiliteti dhe partneri kryesor i proceseve euroatlantike.

Pjesa qendrore e mbledhjes iu kushtua përgatitjeve për Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim, një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejshëm politik, organizativ dhe programor të partisë. U vlerësua se Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave të brendshëm demokratikë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja.

Këshilli i Përgjithshëm miratoi edhe vendimin zyrtar për mbajtjen e Kongresit, i cili do të zhvillohet:

E shtunë, më 20 dhjetor 2025, në ora 13:00
Hotel Aleksandar Palace – Shkup

Në vijim, BDI do të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, me qëllim që Kongresi të zhvillohet me transparencë, efikasitet dhe përfshirje të plotë të delegatëve dhe forumeve të partisë.

Banner

Related posts

Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi

admin

Protesta e 3 marsit/ “Shqiponjat fluturojnë lart, por…”, Rajmonda Bulku me pranga në duar, prezanton spotin e PD

admin

Gjenerali Wesley Clark shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Çairit

Gjyla Halili