AKTUALE

Bajram Rexhepi: Strategjitë moderne të komunikimit forcojnë strukturat e BDI-së

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, theksoi sot se rritja e kapaciteteve profesionale brenda partisë mbetet një nga prioritetet kryesore të saj. Deklarata e tij erdhi pas përfundimit të trajnimit të organizuar nga qendra analitike e BDI-së në bashkëpunim me National Democratic Institute – Macedonia, me temë “Strategjitë e komunikimit dhe aftësitë menaxhuese”.

Sipas Rexhepit, ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të profesionalizmit, efektivitetit organizativ dhe modernizimit të qasjes politike brenda strukturave të BDI-së.

“Investimi në aftësitë dhe njohuritë e kuadrove tona është investim në të ardhmen e partisë dhe të vendit. Këto programe trajnuese na ndihmojnë të ndërtojmë një administrim më efikas, komunikim më të qartë dhe lidership më të fortë,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se BDI do të vazhdojë me aktivitete të tilla zhvillimore, me synim krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme profesionale që i përgjigjet sfidave të kohës.

Banner

Related posts

Prof. Dr. Bashkim Ziberi emërohet këshilltar i Bilall Kasamit për arsim dhe shkencë

Gjyla Halili

Talat Xhaferi: E dënoj ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin

Gjyla Halili

Gjeloshaj përkrah Deçiqin në arenën evropiane: “Me zemër jemi me ju, Forca Deçiqi!”

Gjyla Halili