Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar, Mark Gjonaj njofton komunitetin për ndarjen nga jeta të nënës së tij të dashur, Roza Gjonaj, një grua e përkushtuar, zemërbardhë dhe simbol i forcës dhe dashurisë së palëkundur familjare.
Në këtë kohë të rëndë për familjen Gjonaj, Marku shpreh mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë ata që kanë ofruar ngushëllime e fjalë mbështetjeje, duke qenë pranë familjes me zemër e shpirt.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve që na keni mbështetur me fjalë, vepra, telefonata dhe mesazhe ngushëllimi. Mirësia dhe dashuria që na keni treguar janë një ngushëllim i madh në këtë moment dhimbjeje. Jemi thellësisht të prekur nga prania juaj dhe nga çdo gjest që keni bërë për të nderuar kujtimin e nënës sime,” – ka thënë Gjonaj.
Roza Gjonaj, e njohur për shpirtin e saj bujar, fjalën e ngrohtë dhe dashurinë e pakushtëzuar ndaj secilit që e njihte, la pas një trashëgimi të fortë vlerash, të cilat do të jetojnë përgjithmonë tek familja dhe të gjithë ata që u prekën nga mirëësia e saj.
Ceremonia e varrimit dhe përcjelljes së fundit do të zhvillohet të shtunën, më 22 nëntor, nga ora 10:00 deri në 15:00, në Varrezat Familjare në Reç, Ulqin. Familja mirëpret të gjithë miqtë, të afërmit dhe komunitetin që dëshirojnë të nderojnë jetën dhe kujtimin e Rozës.
Në këto momente pikëllimi, familja Gjonaj falënderon të gjithë ata që do të jenë pranë tyre dhe që do të ndajnë së bashku nderimin për një jetë të jetuar me dinjitet, dashuri dhe mirësi.
U prehtë në paqe. Kujtimi i saj qoftë i përjetshëm dhe drita e saj udhëzoftë zemrat tona gjithmonë. 🙏