AKTUALE

Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje për donatorin Z. Sabedin Rushiti

Në kuadër të organizimit të seminarit “Luftimi i dukurive negative në shoqëri”, Myftinia e Tetovës vlerëson dhe nderon kontributin e çmuar të Z. Sabedin Rushiti, pronar i qumështores “Munevere” – Tetovë, i cili ishte në mesin e donatorëve që mbështetën këtë aktivitet me rëndësi shoqërore.

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, shprehu mirënjohje të thellë dhe falënderim për gatishmërinë dhe përkrahjen e dhënë, duke theksuar se kontributet e tilla përforcojnë përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar një shoqëri më të shëndoshë dhe më të përgjegjshme.

“Zoti e shpërbleftë me të mira,” theksohet në mesazhin e mirënjohjes së Myftinisë së Tetovës.

Banner

Related posts

OVL mbështet protestën në RMV: Gjuha jonë po përballet me status dytësor në territore shqiptare

Gjyla Halili

Lëvizja BESA: BDI-së, LSDM-së krimit dhe korrupsionit po i vjen fundi

Gjyla Halili

Majlinda: Gjithnjë e kam ditur se do të bëhem më e mira në botë

admin