AKTUALE

Nikollë Camaj: Fëmijët janë e ardhmja jonë – vizitë festive në Parlament

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me iniciativë të nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj u zhvilluan aktivitete të posaçme kushtuar të vegjëlve.Nxënës nga shkollat shqipe vizituan institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe u pritën në zyrën e nënkryetarit, i cili vlerësoi angazhimin e tyre dhe rëndësinë e ditës.“Falënderoj nxënësit, mësueset dhe drejtorin Luigj Dedvukaj për vizitën dhe për bisedën e hapur e të këndshme. Prania e fëmijëve sot na kujton se investimi në arsim dhe mbështetja e brezit të ri është detyrë e jona e përhershme,” deklaroi Camaj.Ai theksoi se Parlamenti do të vazhdojë të përkrahë politikat që promovojnë të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin cilësor të fëmijëve në Mal të Zi.

Banner

Related posts

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Komunën e Dellçevës

Gjyla Halili

Nikollë Camaj takon Ambasadorin për Paqe Tahir Shabani, në fokus bashkëpunimi ndërshqiptar

Gjyla Halili

Dedvukaj ka gjetur një portofol me 5 mijë euro dhe ia ka kthyer pronarit

admin