AKTUALE

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, kujton 32-vjetorin e rënies së Halil Latifit

Në 32-vjetorin e rënies së Halil Latifit, deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka shprehur nderimin dhe mirënjohjen e tij për figurën e njërit prej atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit.

Bexheti theksoi se Halil Latifi nuk la pas vetëm kujtimin e një dite, por shembullin e një njeriu të vendosur, që besoi thellë në të drejtën për të jetuar i lirë dhe në të ardhmen e atdheut të tij.

“E kujtojmë me respekt, e nderojmë me mirënjohje dhe e mbajmë në zemër si një pjesë të historisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës për liri, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe i të gjithë të rënëve për liri,” deklaroi deputeti Blerim Bexheti.

Ky përvjetor rikujton sakrificat që mbeten themeli i rrugës sonë drejt të drejtave, barazisë dhe lirisë, për të cilat brezat e rinj vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti priti në takim Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës Michael O’Flaherty

Gjyla Halili

Ahmeti: Clark mbetet figurë historike, koha për drejtësi dhe kthimin e djemve tanë

Gjyla Halili

Bislimoski: Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për 0.92%

Gjyla Halili