AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-SË, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI, MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Sot, më 19 nëntor (e mërkurë), me ftesë të Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), z. Nuhi Aliu, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Agjencisë për Hallall Standard, z. Driton Dikena, si dhe drejtori i sektorit fetaro-arsimor, Mr. Fejzulla ef. Sadiki, mori pjesë në eventin vjetor “TOP 100”.

Në këtë manifestim, ku morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore – përfshirë Kryeministrin e vendit, z. Hristijan Mickoski, Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, si edhe zyrtarë të tjerë të nivelit qendror e lokal, biznesmenë dhe afaristë nga vendi dhe rajoni – u bë ndarja e çmimeve për kompanitë më të suksesshme të vitit. Po ashtu, u promovua katalogu i 100 kompanive më konkurruese, në të cilin u përfshi edhe Agjencia për Hallall Standard, që funksionon në kuadër të BFI-së.

Ky vlerësim i rëndësishëm për Agjencinë për Hallall Standard është dëshmi e përkushtimit të saj ndaj cilësisë, zbatimit të standardeve më të larta dhe angazhimit për të sjellë vlera të qëndrueshme dhe të besueshme në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Banner

Related posts

Në Shtip janë hapur 74 vendvotime

Gjyla Halili

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nesër duhet ta sqarojë vendimin për ndalimin e pranimit të fëmijëve në kopshte

Gjyla Halili

“Festivali i Fëmijëve në Mersin të Turqisë” 19-24 Prill 2024

Gjyla Halili