AKTUALE

Rina Ajdari zyrtarisht koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian

Banner

Deputetja e Bdi-së, Rina Ajdari ka marrë zyrtarisht detyrën e koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Europian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke falënderuar Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe kryesinë qendrore për besimin e dhënë.

Ajdari ka shprehur mirënjohje edhe për kolegët deputetë, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin konstruktiv brenda grupit parlamentar.

Ajo theksoi se angazhimi i saj dhe i Frontit Europian do të vazhdojë me përgjegjësi e përkushtim, me synim përmbushjen e misionit politik të kësaj përbërjeje.

“Do të vazhdojmë punën me përgjegjësi dhe përkushtim për të përmbushur misionin e Frontit Europian,” deklaroi Ajdari.

Ja postimi plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç u paralajmërua më herët, nga sot edhe zyrtarisht mbaj detyrën e koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Europian.

Falemnderoj Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe kryesinë qendrore për besimin e dhënë si dhe kolegët deputetë për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv.

Do të vazhdojmë punën me përgjegjësi dhe përkushtim për të përmbushur misionin e Frontit Europian.

Me respekt,
Rina Ajdari

Banner

Related posts

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve

Gjyla Halili

Nicholas Sinishtaj:Qytetarët e Malësisë të bashkuar drejt ardhmërisë,Malësia do të frymoj shqip

admin

Fatmir Dehari nga Zajaz Çelikaj: Investime konkrete, punë dhe respekt

Gjyla Halili