AKTUALE

Pendarovski – Peach: Britania e Madhe na mbështet në çështjet kyçe që nga pavarësia jonë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Lordin Stuart Peach, Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në takim u konfirmua partneriteti dhe miqësia e kahershme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila reflektohet përmes mbështetjes së vazhdueshme britanike për çështjet kyçe që nga pavarësia jonë e deri më sot, dhe marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen nga një dialog politik dinamik në nivel të lartë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, për bashkëpunimin dhe veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, situatën e sigurisë në rajon dhe Evropë në kontekst të luftës në Ukrainë, si dhe për çështje dypalëshe nga interesi reciprok.

Banner

Related posts

Abdiu: Qytetarët në Maqedoni harxhojnë 3 miliardë euro në vit në bixhoz

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Pa ndryshime kushtetuese, vendi po shkon drejt izolimit dhe stagnimit

Gjyla Halili

Pacolli hap “GoFundMe” për ta ndihmuar familjen Ademaj

admin

Leave a Comment