AKTUALE

Rruga drejt BE-së në fokus të takimit mes Ahmetit dhe ambasadorit të Çekisë Jaroslav Ludva

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës, u theksua se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një prioritet i panegociueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët në vend. Palët vlerësuan gjithashtu rolin shtetformues që BDI ka pasur në të gjitha proceset politike ndër vite.

U theksua se integrimi europian përfaqëson investimin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, duke sjellë stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione më funksionale në shërbim të qytetarëve.

Banner

Related posts

PRAPAGANDË E ZEZË ANTISHQIPTARE KUNDËR ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Asim Gashi dhe Leonora Jakupi më 8 Mars në Hotel Freskia, ejani të festojmë

Gjyla Halili

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

admin