AKTUALE

Xhubleta e atdhetares Preta Dedvukaj në muzeun Pejës

Nën patrionatin e Muzeut të Pejës nesër me fillim në ora 11 organizohet pranim-dorëzimi i xhubletës e punuar nga një atdhetare shqiptare nga Malësia e Madhe por që jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Preta Dedvukaj.

E ndjera tani më një jetë të tërë punoi me shum dashuri veshjen tradicionale malësore Xhubletën, dhe shum veshje të tjera kombëtare, ruajti me fanatizëm vlerat dhe traditën shqiptare në Amerik.

Pranimi-dorëzimi i Xhubletës do të bëhet nga familja e Gjergj Gjeku Dedvukaj nga Bardhaj të Hotit, me banim në Michigan të ShBA.

Me këtë rast do të organizohet dhe një program artistik dhe koktej rasti në Hotel Dugagjini në Pejë.

Enkas për këtë eveniment nga Amerika kanë udhëtuar djemt dhe vajzat e zonjës Preta Dedvukaj dhe kushëriri i tyre avokati i njohur në ShBA Jozev Dedvukaj.

Banner

Related posts

Bill Clinton shtrihet në spital

Gjyla Halili

Pikat e marrëveshjes me BE-në, tërheqja e një pjese të zyrtarëve policorë nga ndërtesat komunale në veri dhe deklarata e Borrellit

admin

Përmbyllet rekonstrumi i 29 nëndegëve të BDI-së në Tetovë: Rexhepi, e ardhmja u përket atyre që besojnë dhe guxojnë

Gjyla Halili