AKTUALE

Rruga drejt BE-së në fokus të takimit mes Ahmetit dhe ambasadorit të Çekisë Jaroslav Ludva

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe mbi procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës, u theksua se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një prioritet i panegociueshëm për BDI-në dhe për shqiptarët në vend. Palët vlerësuan gjithashtu rolin shtetformues që BDI ka pasur në të gjitha proceset politike ndër vite.

U theksua se integrimi europian përfaqëson investimin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, duke sjellë stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione më funksionale në shërbim të qytetarëve.

Banner

Related posts

Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

admin

Besar Durmishi kundër Bilall Kasamit, Disha e falenderon për mbështetjen

Gjyla Halili

VLEN reagon për balancuesin: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor, së shpejti vijnë zgjedhjet lokale!

Gjyla Halili