AKTUALE

Valdet Xhaferi u zgjodh Kryesues i ri i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit.

Banner

Sot, në seancën konstituive të Këshillit Komunal të Gostivarit, z. Valdet Xhaferi u zgjodh Kryesues i ri i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit.

Zgjedhja u realizua me 13 vota nga 23 këshilltarë gjithsej, nga të cilat 12 vota erdhën nga këshilltarët e Beselidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ndërsa një votë mbështetëse u dha nga këshilltari i LSDM-së.

Ky hap institucional vjen pas fitores së madhe të 19 Tetorit, me të cilën qytetarët e Gostivarit i dhanë besim dhe legjitimitet ekipit të Beselidhjes për ta udhëhequr procesin e ndryshimit dhe zhvillimit në qytet.

Beselidhja AKI shpreh mirënjohje të thellë ndaj të gjithë qytetarëve që na besuan me votë, si dhe ndaj të gjithë këshilltarëve që sot konfirmuan këtë besim përmes mbështetjes së tyre.

Një falënderim i posaçëm shkon për kandidatin tonë për kryetar komune, z. Valbon Limani, i cili me vizionin dhe punën e tij solli energjinë, bashkimin dhe frymën fituese që u materializua me këtë rezultat historik.

Zgjedhja e z. Valdet Xhaferi si Kryesues i Këshillit Komunal shënon fillimin e një kapitulli të ri për Gostivarin – një periudhë të punës së përbashkët, transparencës, vendimmarrjes së drejtë dhe angazhimit të pandalshëm për qytetarët.

Beselidhja AKI mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve, politikave zhvillimore dhe reformave që do t’i sjellin qytetit stabilitet, perspektivë dhe progres të qëndrueshëm.

Banner

Related posts

Rrufeja vret një person në Prilep

Gjyla Halili

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Gjyla Halili

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e  Kosovës dhe avansimit politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Gjyla Halili