AKTUALE

Faton Ahmeti: Më 2 nëntor shqiptarët zgjedhin dinjitetin dhe bashkimin kombëtar

Shefi i Shtabit Qendror të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Faton Ahmeti, ka deklaruar se zgjedhjet e 2 nëntorit janë moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët do të vendosin mes dinjitetit dhe nënshtrimit, mes të ardhmes dhe të shkuarës.

“Dilemat janë qartësuar. Qytetarët kanë dy opsione: të përkrahin kandidatët e Besëlidhjes së Aleancës Kombëtare për Integrim ose të mbajnë peng ardhmërinë e fëmijëve tanë, duke ia zgjatur jetën grupacionit më të dëmshëm për shqiptarët që njeh historia – VREDI,” theksoi Ahmeti.

Sipas tij, 2 nëntori shënon fillimin e epokës së re për shqiptarët në Maqedoni të Veriut, ku vota për Aleancën Kombëtare për Integrim është votë për bashkim, zhvillim dhe drejtësi shoqërore.

“Kjo është koha për të zgjedhur rrugën e dinjitetit, për të qëndruar bashkë dhe për t’i dhënë fund politikave që e kanë ndarë popullin tonë. Vetëm të bashkuar do ta ndërtojmë shtetin e barabartë që e meritojmë,” shtoi Faton Ahmeti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 2 nëntor të dalin masivisht në votime dhe të votojnë për kandidatët e Besëlidhjes së Aleancës Kombëtare për Integrim, për një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë.

#Voto4 #BesëlidhjaAKI #KohaPërBashkim

Banner

Related posts

Siljanovska-Davkova: Kati amerikan është një nga simbolet e miqësisë dhe partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Gjyla Halili

Mexhiti: Nisma për Akademinë Shqiptare nuk është kërcënim por mundësi!

Gjyla Halili

Mickoski: Papa Françesku ishte zëri i ndërgjegjes në një kohë të sfidave globale

Gjyla Halili