AKTUALE

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim dhe të marrin përgjegjësi për të ardhmen e qytetit.

Në mesazhin e tij drejtuar opinionit publik, Rexhepi theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për Tetovën, e cila, sipas tij, është përballur me keqmenaxhim të theksuar dhe mungesë transparence.

“Katër vitet e kaluara, Tetova u vodh në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme. Komuna jonë nuk mund të përballojë edhe një mandat tjetër të tillë keqmenaxhimi,” deklaroi Rexhepi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin besimin për të nisur, siç tha, një “rilindje të vërtetë të Tetovës”, duke e kthyer komunën në shërbim të qytetarit dhe jo të interesave të ngushta politike.

Sipas Rexhepit, qëllimi i tij është krijimi i një administrate transparente, efikase dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.

Banner

Related posts

Ministrat do të bëhen me automjete të reja, Qeveria do të shpenzojë 1.6 milionë euro

Gjyla Halili

Viti i ri 2025 do të mirëpritet fillimisht nga Ishujt Kiribati dhe së fundi nga Ishujt Baker

Gjyla Halili

Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar

Gjyla Halili