AKTUALE

Bajram Rexhepi: Gara për Tetovën nis nga zero, por jemi të bindur në fitoren më 2 nëntor

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në një intervistë për televizionin Alsat, ka folur për zhvillimet pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se gara për Tetovën mbetet e hapur dhe se çdo votë do të ketë peshë vendimtare në raundin e dytë.

“Ne presim vota nga të gjithë qytetarët. Nisim me rezultat 0-0, dhe askush nuk ka avantazh. Ju ishit dëshmitarë të asaj që thanë vetë krerët e VMRO-DPMNE-së ata ishin ata që siguruan këtë fitore të përkohshme dhe avantazhin e kundërkandidatit,” deklaroi Rexhepi.

Ai theksoi se ka pasur, sipas tij, një inxhiniering të tmerrshëm zgjedhor që ka ndodhur në Tetovë dhe në disa zona të tjera, por pavarësisht kësaj, ekipi i tij mbetet plotësisht i angazhuar për balotazhin.

“Strukturat tona janë të mobilizuara dhe në gatishmëri të plotë. Besoj se do t’ia dalim me fitore më 2 nëntor,” shtoi më tej kandidati i AKI-së për Tetovën.

Rexhepi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke apeluar që qytetarët të votojnë për ndryshimin dhe për një Tetovë të barabartë për të gjithë.

Related posts

Taravari: opozita nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës, ata frikësohen nga drejtësia

Gjyla Halili

“Psikopat, shpirtshitur”- burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit

Gjyla Halili

Studim: Bima aromatike që forcon kujtesën dhe rrit jetëgjatësinë

admin