AKTUALE

Ahmeti dhe Rexhepi në Reçicë të Madhe: Vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës

Ndryshimi i fundit 23:11 28 Tetor, 2025
Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, sonte kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe.

Rexhepi u shpreh se kjo vizitë simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen e Tetovës.

“Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” tha ai.

Bajram Rexhepi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive qytetare, duke nënvizuar se vetëm përmes përpjekjes së përbashkët mund të arrijë Tetova një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përmirësuar.

Banner

Related posts

Rama nesër në Britani të Madhe, vizitë disa ditore dhe takim me Sunak! Në fokus çështja e emigrantëve të paligjshëm

admin

Mexhiti: Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!

Gjyla Halili

Tre shtetas nga Maqedonia sulmojnë, fyejnë dhe kërcënojnë policët gjermanë..!?

Gjyla Halili