AKTUALE

Ademi bën thirrje për zgjedhje të parakohshme: Fituesi le të jetë në Qeveri

Banner

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

“Shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, jo bre BDI-ja, por fituesi le të jetë në Qeveri. Edhe këta nëse mendojnë se fitojnë, le të hyjnë si fitues në qeveri. Se është edhe një epërsi psikologjike – kur vota përcakton ulësen tënde në Qeveri, ti mban llogari për qytetarin, jo për kryeministrin,” deklaroi Ademi.

Sipas tij, vota e qytetarëve është ajo që duhet të përcaktojë përbërjen e qeverisë dhe jo marrëveshjet politike pas zgjedhjeve. “Vota e qytetarit të sjell në atë tryezë, prandaj ne po themi: fituesi, jo BDI-ja. Sepse kur kërkohen zgjedhje të parakohshme, këta. duke e ditur se janë pa legjitimitet, menjëherë thonë se BDI dëshiron pushtet,” shtoi ai.

Ademi theksoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen si nevojë për të rikthyer legjitimitetin politik dhe për të reflektuar vullnetin real të qytetarëve në përbërjen e institucioneve qeverisëse.

Banner

Related posts

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti takoi sot Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike të Malit të Zi

admin

Kryeministri Xhaferi uron 16-vjetorin e pavarësisë

Gjyla Halili