AKTUALE

Bajram Rexhepi: “Zhvillimi i Tetovës është në interes të çdo qytetari”

Banner

Kandidati i Aleancës për Tetovën, Bajram Rexhepi, ka theksuar sot gjatë aktivitetit të shpërndarjes së programit derë më derë se zhvillimi i qytetit është interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie apo bindjeje politike.

“Zhvillimi i Tetovës është në interes të çdo qytetari, pa përjashtim. Dhe këtë do ta bëjmë #Bashkë, duke filluar nga 2 nëntori”, ka deklaruar Rexhepi gjatë vizitave derë më derë në disa lagje të qytetit.

Ai ka shtuar se përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të ndërsjellë, Tetova do të nisë një kapitull të ri zhvillimi dhe bashkimi.

“Qytetarët duan ndryshim real, duan punë, pastërti dhe institucione që u shërbejnë atyre. Këtë do ta arrijmë bashkë – me punë, ndershmëri dhe përkushtim”, tha Bajram Rexhepi.

Fushata e Aleancës për Tetovën po zhvillohet nën moton #BashkëPërTetovën, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për një Tetovë moderne dhe funksionale.

Banner

Related posts

Shaqiri: Këto zgjedhje i fiton opozita shqiptare

Gjyla Halili

Shefi maltretonte higjienisten shqiptare në shkollë, i drejtohej “Nuse” – Komisioni për Antidiskriminim konstatoi ngacmim

Gjyla Halili

Shteti dëmshpërblim 108 milionë euro Agon Channel, Meta: Mediave duan t’u mbyllin gojën, do të vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda

admin