AKTUALE

Deputetja Rina Ajdari: Nderimi i Ali Ahmetit nga UET është krenari për të gjithë shqiptarët

Banner

Deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, znj. Rina Ajdari, ka reaguar pas ceremonisë së organizuar në Universitetin Europian të Tiranës, ku kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Ajdari e cilësoi këtë vlerësim si një moment historik dhe një ndjenjë të lartë krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Titulli më i lartë i nderit për z. Ali Ahmeti është dëshmi e kontributit të tij të madh për çështjen kombëtare, për forcimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe barazisë. Ky moment do të lërë gjurmë në historinë tonë më të re, si mirënjohje për sakrificat dhe veprimtarinë e tij politike ndër vite”, – ka shkruar deputetja Ajdari.

Rrugëtimi i Ali Ahmetit, i mbushur me sfida dhe suksese, tashmë është kurorëzuar edhe me këtë titull të lartë akademik, i cili nderon jo vetëm personalitetin e tij, por edhe gjithë shqiptarët,- theksoi Ajdari

Related posts

Lladrovci: Luani i UÇK-së është emblemë e lirisë!

Gjyla Halili

Sa gota ujë duhet t’i pimë në ditë?

admin

Grubi: Le të më hetoj ose prokuroria, ose antikorrupsioni sepse unë jam i pastër

admin