Deputetja e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, Rina Ajdari, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë procesit zgjedhor.
“Mirënjohje të sinqertë për të gjithë qytetarët që treguan përgjegjësi dhe besim në vizionin e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim. Vlerësojmë çdo votë, çdo mbështetje dhe çdo përpjekje të secilit prej jush që u bë pjesë e këtij rrugëtimi politik bashkë me ne,” theksoi Ajdari.
Ajo shtoi se kjo periudhë shënon vetëm fillimin e një angazhimi të vazhdueshëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin publik. “Mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së çështjes shqiptare, zhvillimit të vendit dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë,” tha deputetja.
Ajdari shprehu gjithashtu një falënderim të posaçëm për aktivistët, vullnetarët dhe përkrahësit që dhanë kontribut të çmuar gjatë gjithë fushatës. “Rruga e misionit është e gjatë, por ne do të vazhdojmë me dinjitet dhe krenari,” përfundoi ajo.
Ja postimi plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mrënjohje më të sinqertë për të gjithë ju që treguat përgjegjësi qytetare dhe besim në vizionin e Besëlidhjes -Aleanca Kombëtare për Integrim.
Vlerësojmë çdo votë, çdo mbështetje dhe çdo përpjekje të secilit prej jush që u bë pjesë e këtij rrugëtimi politik bashkë me ne.
Kjo periudhë është vetëm fillimi i angazhimit për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin publik. Mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së çështjes shqiptare, zhvillimit të vendit dhe bashkëpunimit.
Një falemnderim i posaçëm për të gjithë aktivistët, vullnetarët dhe përkrahësit të cilët me bindje, përkushtim dhe punë mbrojtën idealet tona gjatë gjithë fushatës dhe jo vetëm.
Rruga e misionit është e gjatë prandaj vazhdojmë me dinjitet dhe krenari.