AKTUALE

VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit, LSDM ka shtatë këshilltarë më pak se në zgjedhjet e kaluara

Shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit i takon VMRO-DPMNE-së së bashku me partnerët koalicion të qeverisë “VLEN” dhe ZNAM. Sipas ndarjes së mandateve, VMRO-DPMNE ka 18 këshilltarë, VLEN, AKI dhe Levica do të kenë nga gjashtë këshilltarë secila, LSDM do të ketë pesë këshilltarë, ose shtatë më pak se në zgjedhjet e kaluara, kur kishin 12 këshilltarë. Nga një këshilltar do të kenë partia ZNAM, koalicioni “Eksperiencë për sukses” dhe listat qytetare “Të pavarur së bashku” dhe “Qytet i gjelbër dhe human”.

Nga gjithsej 45 këshilltarë, sa ka Këshilli i Qytetit të Shkupit, VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM kanë gjithsej 25 këshilltarë.

Në zgjedhjet lokale të kaluara, VMRO-DPMNE gjithashtu kishte 18 këshilltarë. LSDM atëherë fitoi 12, BDI (AKI) pesë, Levica katër, ndërsa nga dy vende kishin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koalicioni LDP/DOM dhe kandidatët e pavarur nga “Qytet i gjelbër dhe human”.

Banner

Related posts

Selver Xhemaili takon përfaqësuesit e komuniteteve islame nga mërgata

admin

BDI: Ministrja serbe me akuza ndaj BDI-së rikthen narrativat e “çlirimit” përmes pushtimit, OBRM-PDUKM-VLEN s’bëjnë zë

Gjyla Halili

Shporta minimale rritet edhe për 629 denarë! Një familje për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Gjyla Halili