AKTUALE

Ademi: Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut janë referendum për shqiptarët

Arbër Ademi, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se këto zgjedhje janë referendum për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Këto zgjedhje që po vijnë nesër, për ne, e kemi thënë, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë referendum për shqiptarët. Kjo ka qenë motoja kryesore e këtyre zgjedhjeve: këto zgjedhje janë referendum, nuk janë vetëm për të zgjedhur disa administratorë lokalë e menaxherë komunalë”.

“Por janë zgjedhje të cilat përcaktojnë edhe orientimin e shtetit më tutje, se a dëshirojmë të jemi eksperiment i një asimilimi politik të udhëhequr nga zoti Mickoski, apo vetë do t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë”, ka thënë Ademi.

Banner

Related posts

Isen Shabani do të promovoj kandidaturën për Kryetar të Vrapçishtit

Gjyla Halili

Harry Bajraktari i jep lamtumirën bashkëshortes:”Humbja e Lisës një pikëllim…”

Gjyla Halili

Ambasadori Meidani me mesazh të fuqishëm për gjuhën shqipe, citon Fishtën: “Mos e lini gjuhën t’uej…”

Gjyla Halili