AKTUALE

Faton Ahmeti: Të fitojë shpresa, puna dhe e ardhmja

Shefi i Shtabit Qendror të Aleancës Kombëtare për Integrim, Faton Ahmeti, në një deklaratë publike ka theksuar se me përmbylljen e fushatës zgjedhore, mbyllet një kapitull i rëndësishëm i rrugëtimit të përbashkët me qytetarët dhe aktivistët në mbarë vendin.

Ahmeti u shpreh se kjo fushatë nuk ka qenë një garë për pushtet, por një garë për besim, dinjitet dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
Sipas tij, gjatë tri javëve të fundit, përfaqësuesit dhe kandidatët e Aleancës kanë zhvilluar takime të shumta në çdo fshat, lagje dhe qytet, ku kanë dëgjuar nga afër shqetësimet, idetë dhe shpresat e njerëzve për një të ardhme më të mirë.

Faton Ahmeti ka shprehur falënderime të sinqerta për të gjithë aktivistët, vullnetarët dhe mbështetësit që kontribuuan me përkushtim dhe sakrificë gjatë fushatës, duke e quajtur angazhimin e tyre një dëshmi të fortë të besimit në këtë lëvizje politike.

Ahmeti theksoi se me përfundimin e fushatës nuk përfundon misioni i Aleancës Kombëtare për Integrim, përkundrazi – ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi më të madh për zhvillim, drejtësi, dhe bashkim kombëtar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
“Është koha që të flasë populli, të fitojë shpresa, puna dhe e ardhmja,” tha Ahmeti në deklaratën e tij.

Në fund, Shefi i Shtabit Qendror, Faton Ahmeti ftoi qytetarët që të mbështesin kandidatët për kryetarë komunash dhe bartësit e listave për këshilltarë të Aleancës Kombëtare për Integrim, duke theksuar rëndësinë e një votimi të përgjegjshëm dhe të vendosur.

🗳️ “Votoni numrin 4 – Votoni Besëlidhjen AKI,” përfundoi Ahmeti.

Related posts

Mbledhja e përbashkët e mes Qeverisë së RMV dhe Kosovës, Mexhiti: Do të trajtojmë të gjitha çështjet me interes për të dy vendet

Gjyla Halili

Taravari: Kisha dashur përballë ta kem Ali Ahmetin në garën politike për president

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës mbajti takim me përfaqësuesit e institucioneve arsimore loka

Gjyla Halili