AKTUALE

BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm

Nga BDI thonë se dënojnë propozim- ligjin për ndryshime në arsimin e mesëm pasi kjo imponon zgjidhje monoetnike dhe cënon bashkëjetesën ndëretnike.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.

Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.

Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.

Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.

BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.

Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë” – thuhet në kumtesën e BDI-së.

Banner

Related posts

Gënjeshtër parazgjedhore: Mjaftë i mashtruat shqiptarët me kontrata fiktive!

Gjyla Halili

Shoqata “Jehona e Malësisë” nderon Skënderbeun në Tuz, Berishaj: Simbol i përjetshëm i kombit shqiptar

Gjyla Halili

Fondacioni “Hasan Prishtina”: Rexhep Gali Balidemaj figurë e gjallë e rezistencës kombëtare

Gjyla Halili