AKTUALE

Ali Ahmeti pas protestës në Tiranë: UÇK-ja është lavdia e shekullit shqiptar, jemi të gjithë ne!

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas protestës së mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku qytetarë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi u mblodhën për të shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi unitetin kombëtar dhe vlerat e luftës për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

“Nga sheshi Skënderbej në Tiranë: një zë, një qëndrim, një komb! Sot, Tiranë, Prishtinë e Shkup jemi bashkë si dikur, për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar. Gjykata speciale s’mund të gjykojë lirinë e Kosovës në bazë të akuzave të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale, njofton TS.

Më tej, ai theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është thjesht një organizatë ushtarake e së kaluarës, por themeli i lirisë së kombit shqiptar.

“UÇK është histori, është nder, është themel i lirisë sonë! Liria e Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhepit është liri e kombit! UÇK është lavdia e shekullit shqiptar. UÇK jemi të gjithë ne!”, përfundon postimi i tij.

Protesta në Tiranë u zhvillua në mbështetje të liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa mesazhi i saj ishte i qartë: drejtësia nuk mund të bëhet përmes padrejtësisë dhe akuzave të motivuara politikisht.

Banner

Related posts

Osmani viziton edhe stacionin bazë në Bon, nga sot të përforcuar edhe me stacion mobil për dokumente udhëtimi

Gjyla Halili

“Oda Kërçovare” në Zvicër e nderuan mysafir nga Kërçova dhe Tirana

Gjyla Halili

Qeveria me vendim: Nuk do të ketë rritje të rrogave për zyrtarët 

Gjyla Halili