AKTUALE

Veteranët e UÇK-së falënderojnë qytetarët për pjesëmarrjen masive në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Tiranë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të UÇK-së dhe drejtësisë për luftën e saj.

Në një postim në Facebook, organizata ka publikuar një fotografi nga sheshi “Skënderbej”, të mbushur me qytetarë dhe flamuj kombëtarë, duke shkruar shkurt: “Faleminderit shqiptarë ”.

Tubimi i sotëm është cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e mbajtur në Tiranë në nderim të UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

Banner

Related posts

URIME VITI I RI AKADEMIK 2024/2025

Gjyla Halili

Punonjësit e spitalit “Kozle” letër të hapur Mickoskit dhe Taravarit: Spitali po shkatërrohet

Gjyla Halili

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në Tetovë, Manastir dhe Prilep

Gjyla Halili