AKTUALE

“Zemra e mërgatës rreh për vendlindjen” – Isen Shabani falënderon mërgimtarët nga Italia për përkushtimin e tyre

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, ka përshëndetur me respekt dhe mirënjohje mërgimtarët që janë nisur nga Italia për të ardhur e ushtruar të drejtën e tyre të votës.

“Me zemër plot respekt e falënderim, i përshëndes mërgimtarët tanë që janë nisur nga Italia për të ardhur e ushtruar të drejtën e tyre të votës. Ky gjest tregon dashurinë, përgjegjësinë dhe përkushtimin tuaj ndaj vendlindjes. Ju faleminderit nga zemra që, pavarësisht distancës, gjithmonë jeni pranë në momentet që kanë rëndësi për të ardhmen tonë të përbashkët,” – ka deklaruar Isen Shabani.

Ky mesazh është pritur me shumë pozitivitet, duke theksuar edhe një herë rolin e rëndësishëm që mërgata shqiptare ka në proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit.

Banner

Related posts

Fronti Europian në Likovë: Të zgjedhim të ardhmen europiane

Gjyla Halili

Kontroll në Listën zgjedhore në zyrat e KSHZ-së kryen 2 140 qytetarë, 11 parashtruan kërkesë për ndryshim

Gjyla Halili

Bislimi e Gorçeviç mohojnë se Mali i Zi ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Gjyla Halili