AKTUALE

Nik Gjeloshaj merr urime nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Puna juaj e përkushtuar në krijimin e institucioneve demokratike të Komunës së Tuzit, shkruan mes tjerash kryetari i Kuvebdit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për kryetarin Nik Gjeloshaj, pas fitores bindëse të zgjedhjeve të djeshme.

Nga zemra ju uroj fitoren me dëshirë që t’u mbajë entuziazmi, vullneti dhe veprimtaria për ta çuar Tuzin dhe Malësinë drejt përparimit duke ia ruajtur vlerat që ajo i ka pasur gjithmonë dhe i ka edhe sot, shkruan z. Xhaferi.

Postimi i z. Gjeloshaj me urimin e z. Xhaferi:

Urimin e radhës si udhëheqës i listës së Forumi shqiptar, me rastin e fitores në zgjedhjet e djeshme lokale, e fitova nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, miku ynë Talat Xhaferi.
Puna juaj e përkushtuar në krijimin e institucioneve demokratike të Komunës së Tuzit, në përparimin e saj në të gjitha fushat, e para së gjithash në ruajtjen e rrënjëve shqiptare dhe bashkëjetesës qytetare, që bëtë në mandatin e kaluar, ishte bazë që garantonte fitoren tuaj që e arritët. Nga zemra ju uroj fitoren me dëshirë që t’u mbajë entuziazmi, vullneti dhe veprimtaria për ta çuar Tuzin dhe Malësinë drejt përparimit duke ia ruajtur vlerat që ajo i ka pasur gjithmonë dhe i ka edhe sot.
Shkruan në mes të tjerash në urimin e Talat Xhaferi!

NGJ

Banner

Related posts

Avdiu: Fronti Evropian më tepër ngjanë me koalicionin e dëshpërimit, se sa shpresës!

Gjyla Halili

“Le të bëjnë aheng partiak atje”, Kostadinov dhe Jakimovski braktisin BNJVL-në

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nga Xhepçishti: 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën! lajmi ne koment

Gjyla Halili

Leave a Comment