AKTUALE

BDI: Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë një zë, një qëndrim, një komb!

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë sot në tubimin gjithëkombëtar në Tiranë, përkrah përfaqësuesve politikë, institucionalë e qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare, në mbështetje të drejtësisë dhe të vlerave të luftës çlirimtare.Nga zemra e kryeqytetit shqiptar u dërgua një mesazh i qartë: Tiranë, Prishtinë e Shkup flasin me një zë dhe një frymë për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.BDI thekson se asnjë gjykatë nuk mund të gjykojë luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri, as të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është krenaria, nderi dhe themeli i shtetit të Kosovës.Akuzat e fabrikuara nga Beogradi e Moska nuk mund ta rrëzojnë të vërtetën historike të një kombi që sakrifikoi për liri dhe dinjitet.UÇK është histori, është lavdi dhe është simbol i bashkimit mbarëkombëtar.Liria e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është liri e mbarë kombit shqiptar.BDI dhe Kryetari i saj z. Ali Ahmeti qëndron fuqishëm në krah të vlerave të luftës, duke besuar se e vërteta dhe liria do të triumfojnë.UÇK është lavdia e shekullit shqiptar.
UÇK jemi të gjithë ne.

Banner

Related posts

Analistët: Besa dhe Alternativa “partnerë strategjik” të VMRO-së dhe Levicës!

admin

Bekteshi: Në këto zgjedhje BDI e vetme i merr 17-18 deputetë, me koalicion jemi me mbi 20 deputetë…

Gjyla Halili

Çfarë ndodh me nënën dhe foshnjën nëse presioni i gjakut është i ulët gjatë shtatzënisë

admin