AKTUALE

Protestë në Tiranë sot për ish-krerët e UÇK-së – 60 autobusë nisen nga Kosova

Sot, me fillim nga ora 17:00, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht po gjykohen në Hagë.

Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe ka për qëllim, siç është thënë, kundërshtimin e padrejtësive ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim dhe përballen me procese në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tre ditë më parë, OVL-UÇK njoftoi se rreth 60 autobusë pritet të nisen nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Tiranës për të marrë pjesë në këtë protestë gjithëkombëtare.

Ngjarja pason protesta të ngjashme që janë zhvilluar më herët në Prishtinë, si dhe para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar në mbështetje të atyre që, sipas tyre, luftuan për lirinë e Kosovës.

Banner

Related posts

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Gjyla Halili

U nda nga gruaja/ Rrihet Princ Leka nga ish-vjehrri dhe ish gruaja Elia Zaharia

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në Budva për 20-vjetorin e PAM-it: Bashkëjetesa në Mal të Zi, shembull për rajonin

Gjyla Halili