AKTUALE

BDI: Ata që frikësohen nga vetingu, sulmojnë më zëshëm

VMRO-DPMNE, partia që është akuzuar seriozisht për kapje të shtetit dhe korrupsion galopant, sot jep leksione për moral dhe për oligarkë. Ironi tragjike!

Të gjithë e dinë kush i bëri milionat nga privatizimet kriminale, kush kapi institucionet, kush e shndërroi Prokurorinë dhe Gjykatat në zyrë partie dhe kush u pasurua mbi djersën e qytetarëve. Po, janë ata që sot akuzojnë të tjerët.

Qëndrimi i BDI-së është i qartë dhe i pandryshueshëm: ne kërkojmë veting të plotë dhe hetim gjithëpërfshirës, pa përjashtim.

• Mbështetje për propozim-ligjin e BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, si garanci për drejtësi të pakompromis.
• Hetim për të gjitha partitë politike dhe bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit: ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë.
• Verifikim i pasurisë dhe burimit të saj për çdo funksionar publik.
• Hetim të thelluar për procesin e privatizimit që krijoi oligarkët e paprekshëm.
• Hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe zyrtëve të tyre që nga viti 1945 deri sot (OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ANB).

BDI jo vetëm që nuk ka frikë nga kontrolli, por insiston në veting, i cili do të pastrojë politikën dhe do të rikthejë besimin e qytetarëve në institucione.

Ata që bërtasin më shumë sot janë pikërisht ata që e dinë se ky proces do të zbuloj atë që opinioni e di, ka dëgjuar. VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për korrupsion, janë kampionë të tij dhe e kanë pranuar këtë edhe raportet ndërkombëtare.

Mjaft me sulme personale dhe gënjeshtra për të fshehur politikat që rrënojnë marrëdhëniet ndëretnike, politika që synojnë rivendosje të supremacisë etnike. Partitë shtetformuese do të ishin kujdesur për sigurim të perspektivës evropiane, e jo në grumbullim të pikave të ulta politike.

Banner

Related posts

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se rezultati i zgjedhjeve të 8 majit do të jetë fillimi i vërtetë i përplasjeve të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Gjyla Halili

Arjanit Hoxha pas deklaratës së Bekim Qokut: Pse po shqetsohen më shumë për “borxhin” ndaj Albin Kurtit sesa për borxhin që i kanë shqiptarëve në këto 10 muaj qeverisje.

Gjyla Halili

Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili