AKTUALE

Lajçak: Më vjen mirë që u bënë hapa për shtensionim të situatës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor. Ai ka shkruar në Facebook të dielën mbrëma se ndjehet mirë që me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ranë dakord për hapat drejt shtensionimit të raporteve me Serbinë.

“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai.

I dërguari i BE-së, shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ku siç tha Lajçak, u shkëmbyen mendime dhe u përgatit për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Për në Forumin vjetor në Dubrovnik, Lajçaku tha se u ofrua një mundësi e mirë për t’u angazhuar me akterët kryesorë të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se janë bërë hapat e nevojshëm për shtensionim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Banner

Related posts

Donika Gërvalla-Schwarz falënderon Agron Dedivanaj: Bashkëpunimi me diasporën do të thellohet

Gjyla Halili

Abdulselam Selami zhvillon takim me Kryetarin e Komunës së Studeniçanit: Ujësjellësi dhe Drislla, çështje urgjente për zgjidhje

Gjyla Halili

Bekim Sali sjell dëshmi: Ja si BDI bëri “shqiptarë të përkohshëm” vetëm për një vend pune, ndërsa largoi shqiptarë nga vendi i tyre!

Gjyla Halili

Leave a Comment