AKTUALE

Ali Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor të mobilizohemi si një trup i vetëm, të votojmë për krenarinë kombëtare, integrimin dhe zhvillimin ekonomik

Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm dhe të vendosur të qytetarëve në zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum kombëtar për dinjitetin, integrimin dhe të ardhmen.

“Të gjithë të mobilizuar si një trup i vetëm, në kutinë e votimit, për të votuar për krenarinë tonë kombëtare, për legjitimitetin tonë politik dhe për të ardhmen tonë të sigurt,” u shpreh Ahmeti, duke kërkuar unitet dhe angazhim nga çdo qytetar shqiptar.

Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është vetëm një projekt politik lokal, por një vizion për përparimin e gjithë shqiptarëve në rajon.

“Ne duhet të angazhohemi seriozisht për të kapur hapin me Shqipërin, Malin e Zi, për të lëvizur përpara së bashku. Nuk është mirë as për maqedonasit, e as për ne, të mbesim të ndarë dhe të vonuar. Është koha për ndryshim të Kushtetutës, për t’i thënë PO Evropës, për t’i hapur dyert ekonomisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës,” deklaroi lideri Ahmeti.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm lokale, por kanë peshë kombëtare dhe evropiane, sepse ndodhin në një moment ku e ardhmja e shqiptarëve duhet të marrë drejtim të qartë dhe të përgjegjshëm.

Related posts

Gashi me rastin e 8 Shtatorit: Të punojmë së bashku për të ecur përpara

Gjyla Halili

BDI: Jemi të shqetësuar për zhvillimet që minojnë parimet e barazisë, bashkëjetesës dhe integrimit

Gjyla Halili

Duam Çair të pastër: Banorët e Çairit janë në këmbë për ti bërë punët që komuna Çair nuk i ka bë 20 vjet

Gjyla Halili