AKTUALE

Bajram Rexhepi nga Saraqina: Katër vite premtime, asnjë punë e kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka vizituar sot vendbanimin Saraqinë, ku është pritur nga banorët lokalë me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur për problemet që i shqetësojnë prej vitesh.

Gjatë vizitës, Rexhepi kritikoi ashpër administratën aktuale për mungesë të veprimit dhe zvarritje të premtimeve:
“Shumë fjalë janë thënë në këto katër vite, por asnjë punë konkrete nuk është bërë në Saraqinë. Kjo është papërgjegjësi ndaj qytetarëve,” u shpreh ai.

Në takim, Rexhepi siguroi banorët se programi i tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të jetë gjithëpërfshirës dhe i drejtë për të gjithë:
“Ne nuk do të bëjmë dallime. Çdo qytetar dhe çdo vendbanim i Komunës së Tetovës do të jetë pjesë e planit tonë zhvillimor, pa përjashtim!”

Banorët e Saraqinës u shprehën të zhgënjyer nga mosrealizimi i projekteve të premtuara ndër vite dhe e mirëpritën gatishmërinë e Rexhepit për të dëgjuar dhe për të vepruar.

Banner

Related posts

Rruga Kratovë – Probishtip e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës

Gjyla Halili

Kompani amerikane të interesuara për investime në Mal të Zi, Gjeloshaj: Ecim me vendosmëri drejt zhvillimit të përgjithshëm, së bashku me aleatët tanë të dëshmuar amerikanë, tani dhe përgjithmonë!

Gjyla Halili

Hungarezët gati, përfundon procedura e tenderit publik për operatorin e tretë mobil

Gjyla Halili