AKTUALE

Nait Asani: Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku nuk hinte Kosova!

Gjatë tubimit madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, ish i burgosuri politik nga Kosova, Nait Asani mbajti një fjalim të zjarrtë ku vlerësoi fuqishëm kandidatin për kryetar komune, Bujar Osmani.

Asani theksoi se “Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku Kosova nuk hynte”, duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm dhe ndikimin që Osmani ka pasur në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve, edhe në situata të vështira dhe sfiduese.

Fjalimi i Asanit u prit me duartrokitje të gjata nga qindra qytetarë të pranishëm, të cilët po mbështesin fuqishëm kandidaturën e Osmanit në këtë fushatë të rëndësishme lokale.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Lidhja e Prizrenit mbetet udhërrëfyes i unitetit dhe vetëdijes kombëtare

Gjyla Halili

Isen Shabani: Rruga “Brahim Aga” në Dobërdoll nis së shpejti me realizim

Gjyla Halili

Te “Skenderbeu”, Ministria e Sportit “flet” vetëm maqedonisht (FOTO)

Gjyla Halili