AKTUALE

Ziadin Sela: Bujar, sonte ta dhurojmë fitoren e Çairit!

Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, Ziadin Sela, theksoi rëndësinë e kandidaturës së Bujar Osmanit për kryetar të kësaj komune.

“Kur Çairi do të jetë në duart e Bujar Osmanit, do të jetë i sigurt për çdo shqiptar që kur vjen në Shkup të ndihet mirë dhe i sigurt.”, theksoi Sela.

Ky mesazh u prit me entuziazëm nga qindra qytetarë të pranishëm, të cilët po mbështesin fuqishëm kandidatin Osmanin në garën për drejtimin e komunës së Çairit.

Ai poashtu gjatë fjalimit të tij theksoi se: “Bujar, sonte ta dhurojmë fitoren e Çairit.

Ziadin Sela nënvizoi se Çairi është një komunë me rëndësi kyçe për shqiptarët e Shkupit dhe gjithë Maqedonisë së Veriut, dhe se qeverisja e Bujar Osmanit do të sjellë siguri, zhvillim dhe përfshirje të barabartë për të gjithë banorët.

Aleanca Kombëtare për Integrim vazhdon të forcojë fushatën dhe mobilizimin në terren, duke synuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale që po afrohen.

Banner

Related posts

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë takoi përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës

Gjyla Halili

Rriten çmimet e produkteve, ASK jep detaje

admin

Limani paralajmëron se çdo delegim i qeverisë do të ishte jashtëligjor

Gjyla Halili