AKTUALE

Ali Ahmeti: Unë kam nënshkruar që në Kërçovë gjuha turke të jetë zyrtare

Në tubimin e mbajtur në sheshin qendror të qytetit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, adresoi me vendosmëri bashkëjetesën ndëretnike dhe të drejtat e komuniteteve, duke vënë theks të veçantë te komuniteti turk.

“Një apel për vëllezërit tanë turq: mos shikoni nga Lindja, shikoni nga këtu. Në Kërçovë, gjuha turke është zyrtare. Dhe unë kam vendosur firmën për këtë, përballë gjithë këshilltarëve”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjatë qeverisjes së kryetarit aktual Fatmir Dehari, nuk ka pasur asnjë incident ndëretnik.

Ai lavdëroi punën e Deharit duke i ftuar qytetarët që më 19 tetor të votojnë për të si një akt besimi për vazhdimësinë e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë.

“Kërçova është e përbashkët. Bëni krahasimin se si ishte para vitit 2013 dhe si është sot. Më 19 tetor votohet për të ardhmen”, deklaroi Ahmeti në përfundim të fjalimit të tij.

Banner

Related posts

“Himni”, Ministrja Janevska e pranon, BDI-ja arsyeja pse e tërhoqëm ligjin!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

Dosjet e ilegales shqiptare/ Grubi: Dokumentimi i tyre do të ruajë përjetë kujtimin mbi qëndresën heroike

admin