AKTUALE

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes së mirënjohur, Lindita Ahmeti.

Ahmeti shkruan se poetja do të mbetet në kujtimin e të gjithëve për energjinë e saj pozitive dhe vargjet që i la pas si trashëgimi frymëzuese për brezat e ardhshëm.

Statusi i plotë:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të poetes sonë të mirënjohur, Lindita Ahmeti.
Vargjet që i thurri dora e saj do të mbeten përjetë frymëzim brezash dhe kujtimi më i bukur i energjisë së saj pozitive.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtoreve të Lindita Ahmetit! U prehtë në paqe!

https://www.facebook.com/photo?fbid=961290498698406&set=a.465898708237590

Banner

Related posts

Nisi fushata Parlamentare – 17 parti në garë zgjedhore!

Gjyla Halili

ALI AHMETI NË NDERIM TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Gjyla Halili

Nga “fantastike” në kritika: si ndryshoi qëndrimi i Trump ndaj Melonit

Gjyla Halili