AKTUALE

Dorëzohet materiali zgjedhor në Komisionet Komunale të RMV-së

Banner

Materiali jo i besueshëm zgjedhor sot dhe nesër po shpërndahet një Komisionet Komunale Zgjedhore. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, KSHZ-ja njofton se po bëhen përgatitjet e fundit për votimin e të dielës.

“Në përputhje me afatet zgjedhore, KSHZ-ja të enjten dhe të premten do të shpërndajë materialin e besueshëm zgjedhor. Dorëzimi bëhet nën sigurimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përputhje me planin e miratuar paraprakisht. Të enjten në Komisionet Komunale Zgjedhore do të dorëzohen listat zgjedhore, fletëvotimet kurse të premten do të dorëzohen pajisjet për identifikim biometrik”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

Materiali i besueshëm, përfshirë kutitë e votimit, do të sigurohen nga policia deri në dorëzimin e tyre në KSHZ një ditë pas zgjedhjeve. KSHZ-ja njofton se mënyra e publikimit të rezultateve do të jetë si në proceset e kaluara zgjedhore.

“Pas publikimit të rezultateve të para jozyrtare që do të marrim në formë elektronike dhe të cilat do të përditësohen dhe do të publikohen drejtpërdrejt gjatë natës së zgjedhjeve pas përfundimit të votimit, ditën tjetër, të hënën, KSHZ-ja ka plan për të pranuar materialin origjinal zgjedhor. Nga fundi i ditës, në mbrëmjen e të hënës, KSHZ-ja do t’i publikojë rezultatet e para zyrtare të bazuara në procesverbalet origjinale”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

Banner

Related posts

Sërish lirohen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni

Gjyla Halili

ASH-ja i reagon VMRO-së: Është e pritshme që në këto ditë të rënda të Qeverisë, të ketë shpifje të llojit më absurd

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në lagjen Migjeni: “Më 19 Tetor Tetova do të çlirohet nga korrupsioni dhe mashtrimet”

Gjyla Halili