AKTUALE

Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje

Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurimit nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk ka ardhur në seancën e Këshillit.

Siç ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrieska, Mexhiti e ka njoftuar menjëherë para fillimit se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Menjëherë para seancës më njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë”, tha Dimitrieska.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjykatësi suprem Nake Georgiev.

Në një deklaratë për media pas caktimit të masave të kujdesit javën e kaluar, i dyshuari Memeti para gjykatës tha se është në interesin e të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt.

Banner

Related posts

Vankovska e prezantoi programin zgjedhor para qytetarëve të komunave të Shkupit Qendër dhe Kisella Vodë

Gjyla Halili

Vdes gjimnazisti nga Shkupi, u helmua nga droga e futur në pije

admin

Bekteshi: A i ka VLEN kusht ndryshimet kushtetuse? Gjorcev: JO

Gjyla Halili