AKTUALE

Emir Sulejmani nga Zhelina: Mbështetja që mora sonte më bind se fitorja po vjen më 19 tetor!

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, ka dhënë një deklaratë të fuqishme emocionale gjatë tubimit të madh që po mbahet sonte në Zhelinë, ku shumë qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë janë mbledhur për të treguar përkrahjen e tyre.

Në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi të madh, Sulejmani u shpreh me besim të plotë se fitorja është shumë afër dhe se këtë e ka ndjerë nga përkrahja që i është dhënë drejtpërdrejt nga qytetarët.

“Anëtarët dhe simpatizantët e mi ma premtuan se unë do ta shoh sonte fitoren e madhe. Dhe prej tash, unë e besoj këtë, fitorja është e jona më 19 tetor!”, deklaroi ai para të pranishmëve

Banner

Related posts

Grubi nga Qafë Thana: Nuk ka gjë më të mirë se bashkimi, me “One Stop Shop” nuk ka më kufi mes nesh

admin

Policia shënon 24-vjetorin e themelimit në pritje të shtesave të rrezikshmërisë

admin

Nga 1 korriku mund të kthehet tarifa e lirë e rrymës nga ora 14-16, paralajmëroi Bekteshi

admin