AKTUALE

Mark Gjonaj fton komunitetin shqiptaro-amerikan në dy ngjarjet zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në New York

Ish-anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe miqve të komunitetit shqiptaro-amerikan që të marrin pjesë në dy ngjarje të rëndësishme që do të shënojnë 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e New York-ut.

Gjonaj thekson rëndësinë e bashkimit të komunitetit në këto momente historike, duke vlerësuar kontributin e shqiptarëve në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të qytetit:
“Pavarësia e Shqipërisë është një prej momenteve më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Çdo vit ne e nderojmë këtë ditë së bashku, si komunitet i fortë dhe krenar në zemër të New York-ut. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në këto ngjarje të veçanta për të çuar përpara traditën dhe identitetin tonë.”

📌 Ngjarja 1: Ceremonia e Ngritjes së Flamurit në NYC

Me Kryetarin e Bashkisë së NYC, Eric Adams

Data: E enjte, 20 nëntor 2025

Ora: 14:00 (Fix)

Vendi: 25 Broadway, New York, NY 10004

📌 Ngjarja 2: Festimi i Bashkisë së Nju Jorkut

Me Kryetaren e Këshillit të NYC, Adrienne E. Adams,
si dhe këshilltarët CM Marmorato, CM Carr, CM Feliz, CM Hanks, CM Holden, CM Morano

Data: E hënë, 24 nëntor 2025

Ora: 17:30 (Fix)

Vendi: 1 City Hall, New York, NY 10007

ℹ️ RSVP i detyrueshëm:

📞 212-482-6773

Gjonaj vuri në dukje se pjesëmarrja e komunitetit në këto aktivitete është një mënyrë e fuqishme për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të ruajtur lidhjet e forta me vendlindjen.

Banner

Related posts

Toshkovski: Numri i të vdekurve nga tragjedia në Koçani shkon në 59, prej tyre 35 janë identifikuar

Gjyla Halili

Ziadin Sela dhe Musa Xhaferi bashkë bën iftarë dhe hapën shtabin zgjedhor në Ohër

Gjyla Halili

Zaim Beqaj:Numri 5,rastësi apo thirrje fitoreje?Një numër që mbart shumë asociacione

admin