AKTUALE

Bajram Rexhepi: Banja e Tetovës do të shndërrohet në qendër moderne rekreative

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, së bashku me aktivistë dhe kandidatët e listës fituese të partisë, realizoi sot një ecje simbolike drejt Banjës së Tetovës, një nga zonat e vetme rekreative që ka qyteti.

Gjatë kësaj vizite, Rexhepi theksoi se në katër vitet e fundit në këtë hapësirë nuk është bërë asnjë investim, ndonëse ajo përbën një potencial të madh për zhvillimin turistik, sportiv dhe rekreativ të Tetovës. Ai kujtoi se investimet e mëhershme, si rikonstruksioni i rrugës deri te burimet e ujit të thartë, vazhdimi i rrugës drejt Teqes së Shipkovicës, si dhe ndërtimi i shtratit të lumit, janë realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rural dhe mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, një nga prioritetet tona do të jetë transformimi i Banjës së Tetovës në një qendër moderne për sport dhe rekreacion. Kjo zonë do të bëhet një hapësirë e gjallë për qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik për komunën,” deklaroi Rexhepi.

Ky zotim është pjesë e programit të AKI-së për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e hapësirave publike funksionale për qytetarët e Tetovës.

#BashkëPërTetovën ✅

Banner

Related posts

Sela në Zvicër, takim me diasporën strugane në mbështetje të kandidatit të AKI

Gjyla Halili

SHOQËRIA LËVIZJA PËRKUJTON DHE NDERON FIGURA DHE FAMILJE TË DËSHMUARA ME PËRPJEKJE, QËNDRESË DHE LUFTË PËR ÇLIRIMIN E TOKAVE TË PUSHTUARA TË SHQIPËRISË

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Vepra penale nr.3 e Bilall Kasamit, pengim i përmbarimit përmes cesionit

Gjyla Halili